LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian pajtohet të ngrijë asetet e Roman Abramovich dhe të sanksionojë pronarin e Chelseat

Bashkimi Evropian pajtohet të ngrijë asetet e Roman Abramovich dhe të sanksionojë pronarin e Chelseat

Bashkimi Evropian thuhet se ka rënë dakord të sanksionojë pronarin e Chelseat, Roman Abramovich duke ngrirë asetet e tij.

Diplomatët e lartë të BE-së kanë vendosur joformalisht të shtojnë pronarin e mega-pasur të Bluve në listën e miliarderëve rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.


Reuters raporton se drita jeshile për sanksionimin e oligarkut iu dha në një takim të dielën, me të dërguarit e BE-së të vendosur të mblidheshin të hënën në mëngjes në një përpjekje për të zbatuar sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Roman Abramovich dështon t'i paguajë qiranë Mbretëreshës, për tokën në të cilën ndodhet rezidenca e tij
Lexo po ashtu Roman Abramovich dështon t'i paguajë qiranë Mbretëreshës, për tokën në të cilën ndodhet rezidenca e tij

Sanksionet e reja pritet të hyjnë në fuqi brenda disa orësh ose një ditë pasi ato të jenë miratuar zyrtarisht dhe të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Abramovich dhe oligarkë të tjerë rusë do të shtohen në listën e BE-së, me dhjetëra të sanksionuar tashmë.

Është e fundit në një seri lëvizjesh të Perëndimit kundër miliarderëve rusë.

Njihuni me Antony Ressler - njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean
Lexo po ashtu Njihuni me Antony Ressler - njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean

Së bashku me ngrirjen e aseteve shtetërore ruse dhe shkëputjen e sektorit të korporatave të vendit nga ekonomia globale, sanksionet po aplikohen me qëllimin për të detyruar Vladimir Putinin të anulojë pushtimin e tij në Ukrainë.

Vendimi i BE-së vjen si goditja e fundit për Abramovich në veçanti, i cili tashmë është futur në listën e zezë nga Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori