LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Antony Ressler – njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean

Njihuni me Antony Ressler – njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean

Pronari i ekipit të NBA-së, Atlanta Hawks, ka dalë si një nga figurat më të fundit për të blerë Chelsean.

Blutë u hodhën në treg nga Roman Abramovich në fillim të këtij muaji dhe një numër kërkuesish raportohet të jenë të interesuar për klubin me vlerë 3 miliardë euro.


Oligarku mori sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe mes kësaj, ai e nxori klubin në shitje në një përpjekje për t’i dhënë fund epokës së tij 19-vjeçar.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep 'dritën e gjelbër' për shitjen e Chelseat
Lexo po ashtu Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep 'dritën e gjelbër' për shitjen e Chelseat

Dhe një nga pretendentët kryesorë është Antony Ressler, një manjat 61-vjeçar që zotëron Atlanta Hawks.

The Sun raporton se manjati – me një pasuri të konsiderueshme 4.5 miliardë euro – ka pasur bisedime në Memphis me bankën e investimeve Raine Group, e cila po mbikëqyr shitjen.

Një burim i tha mediumit anglez: “Tony është i prirur të shtojë një ekip britanik të futbollit në listën e tij sportive dhe nuk e ka fshehur këtë, por është i përgatitur të bëjë një pazar të vështirë në negociata. Thënë kështu, ka disa lojtarë të tjerë të përfshirë”.

DALLAS, TX - OCTOBER 18: Tony Ressler, owner of the Atlanta Hawks before a game against the Dallas Mavericks at American Airlines Center on October 18, 2017 in Dallas, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)

Ressler, i cili bleu skuadrën në vitin 2015, bashkëthemeloi firmën e kapitalit privat Ares Management, por është degëzuar në sport, me 115 milionë euro investim në klubin amerikan të futbollit të David Beckham, Inter Miami – një lëvizje e organizuar edhe përmes Raine Group.

Ai gjithashtu supozohet të jetë një shpenzues i madh kur bëhet fjalë për klubin e tij Atlanta Hawks. Ka qenë i gatshëm të shpenzojë para për t’i parë ata të bëhen një nga më të mirët në NBA.

Po ashtu realizoi rinovimin e State Farm Arena, ndërsa ndërtoi një objekt stërvitës më moderne në botë.

Do të largohet logoja e “Three UK” – Chelsea planifikon diçka edhe më të madhe
Lexo po ashtu Do të largohet logoja e “Three UK” – Chelsea planifikon diçka edhe më të madhe

Në të vërtetë historikisht, Atlanta nuk ka qenë një ekip që lojtarët më të mirë do të tentojnë të shkojnë, me pronarët e tyre të mëparshëm që nuk kanë ambicie të përgjithshme për të pasur sukses si ai – por Ressler ka ofruar jetë të re.

Raportohet se raundi i parë i ofertave për Chelsea pritet të jetë në fillim të javës që po vije. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori