LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich dështon t’i paguajë qiranë Mbretëreshës, për tokën në të cilën ndodhet rezidenca e tij

Roman Abramovich dështon t’i paguajë qiranë Mbretëreshës, për tokën në të cilën ndodhet rezidenca e tij

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich thuhet se nuk është në gjendje t’i paguajë qiranë e kërkuar prej 12 mijë euro për Mbretëreshën Elizabeth mbi tokën ku është ndërtuar rezidenca e tij.

Oligarku miliarder u godit me sanksione të rënda nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën që lamë pas, gjë që pa asetet e tij, përfshirë klubin e futbollit Chelsea, të ngrira për marrëdhënien e tij të dyshuar me Vladimir Putin dhe Kremlinin.


Por, problemet vazhdojnë për biznesmenin rus pasi ai dyshohet se nuk është në gjendje të paguajë qiranë për tokën që i përket mbretëreshës në të cilën ndodhet rezidenca e tij prej 110 milionë eurosh.

Njihuni me Antony Ressler - njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean
Lexo po ashtu Njihuni me Antony Ressler - njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean

Sipas Wall Street Journal, Abramovich është në rrezik të humbjes së një aseti tjetër të konsiderueshëm në tokën e Mbretërisë së Bashkuar.

Shtëpia me 15 dhoma e Abramovich në Londër është në këmbë larg Pallatit Kensington, shtëpia e Princit William.

Oligarku është pronar i rezidencës mega mahnitëse, por i detyrohet Mbretëreshës një shumë prej 12,000 euro në vit nën një qira 125-vjeçare për shkak të tokës që i përket Crown Estate.

Roman Abramovich nuk është në gjendje të paguajë qiranë prej 10,000 £ për tokën ku ndodhet rezidenca e tij në Kensington.

Shuma thuhet se do të rritet në 165,000 euro në vit në një datë të mëvonshme.

Por, ndërsa pasuria e tij e madhe më parë nënkuptonte se qiraja nuk ishte problem, sanksionet që pengonin pranimin e parave të oligarkëve e kanë vendosur Abramovich në një situatë tjetër të vështirë.

Pronari i Bluve ishte në dijeni të rrezikut në muajt e fundit dhe tentoi ta shiste pronën pa sukses.

Mbretëresha nuk është tifoze 'sekret' e West Hamit pasi ajo 'privatisht' mbështet një ekip tjetër të Ligës Premier
Lexo po ashtu Mbretëresha nuk është tifoze 'sekret' e West Hamit pasi ajo 'privatisht' mbështet një ekip tjetër të Ligës Premier

Kuptohet se nëse sanksionet mbeten në fuqi dhe Abramovich nuk është në gjendje të paguajë mbretëreshën, Crown Estate mund ta padisë atë dhe të konfiskojë pronën.

Kjo vjen pas paaftësisë së rusit për të shitur Chelsean, ndërkohë që klubi është gjithashtu jashtëzakonisht i kufizuar në burimet e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Abramovich pësoi më shumë poshtërim këtë javë pasi u skualifikua si drejtor i ekipit të Stamford Bridge nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori