LAJMI I FUNDIT:

Barcelona triumfon në El Clasicon para-sezonale ndaj Real Madridit, Raphinha shënoi gol të çmendur

Barcelona triumfon në El Clasicon para-sezonale ndaj Real Madridit, Raphinha shënoi gol të çmendur

Barcelona ka fituar El Clasicon e para të sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel) në Las Vegas.

Dy klubet e mëdha nga La Liga janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA dhe kanë shfrytëzuar situatën për të zhvilluar një ndeshje mes vete.

Takimi i zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’ i ka takuar në fund Barcelonës, e cila ishte më e mirë dhe më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të me anë të Raphinhas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Në pjesën e dytë, si Carlo Ancelotti ashtu edhe Xavi bën nga 11 ndryshime në formacion, për të parë formën e secilit lojtarë, por edhe për të provuar prurjet e reja.

Te Barcelona debutoi polaku Robert Lewandowski, i cili luajti gjithë pjesën e parë, ndërsa te Reali luajtën transferimet e verës si Aurilien Tchouameni dhe Antonio Rudiger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori