LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po shqyrton mundësinë për t’i bërë një ofertë yllit francez që i skadon kontrata në verë

Barcelona po shqyrton mundësinë për t’i bërë një ofertë yllit francez që i skadon kontrata në verë

Barcelona me shumë gjasa do të jetë në ‘gjueti’ për lojtarët e lirë këtë verë në përpjekje për të ndërtuar ekipin e tyre pa pasur humbje financiare.

Njëri ndër objektivat e mundshëm të blaugranasve mund të jetë edhe mesfushori francez Adrien Rabiot, i cili është lidhur me një kalim tek Barcelona tash e disa vite, dhe tani, pasi kontrata e tij me Juventusin do të skadojë në verë, ai pritet të jetë njëri ndër prioritetet kryesore të Barçës.


Siç raporton mediumi katalanas SPORT, Barcelona momentalisht janë duke shqyrtuar mundësinë për t’i ofruar Rabiotit një kontratë dyvjeçare, me opsion vazhdimi edhe një vit tjetër.

Momentalisht tek Juventusi, Rabiot është shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm për Max Allegrin në dy sezonet e fundit, por tani kanë mbetur vetëm edhe katër muaj në kontratën e tij aktuale.

Përveç Barcelonës ka pasur edhe një sërë klube tjera që kanë pyetur për situatën e francezit si Inter, Newcastle, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munich.

"Gjithçka është e mundur" - tifozët e Barcelonës po shpresojnë ta shohin Mbappen në klubin e tyre
Lexo po ashtu "Gjithçka është e mundur" - tifozët e Barcelonës po shpresojnë ta shohin Mbappen në klubin e tyre

Transferimi i lojtarëve të lirë ka qenë një strategji e suksesshme për Barcelonën gjatë sezoneve të fundit.

Lojtarë si Andreas Christensen, Inigo Martinez dhe Ilkay Gundogan kanë dhënë një kontribut pozitiv gjatë kohës së tyre në klub, ndërsa Franck Kessie u largua pas vetëm një sezoni, por me një çmim tejet të arsyeshëm për Barcelonën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori