LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po e shpartallon Real Madridin vetëm në pjesën e parë

Barcelona po e shpartallon Real Madridin vetëm në pjesën e parë

Barcelona e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Skuadra katalunase kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 34-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Gavi.


Tani, polaku ka kaluar në rolin e golashënuesit, me spanjollin që ia ktheu nderin në minutën e 45-të.

Kështu, Barcelona shkon në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0 ndaj Real Madridit, derisa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/