Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale të sulmuesit Memphis Depay, por ende janë në pritje të një marrëveshje me Lyonin.

Pas ardhjes së trajnerit të ri Ronald Koeman, Barcelona është në kërkim të përforcimeve të reja, të cilat do t’i përshtateshin lojës së holandezit.

Koeman tashmë ka bërë një listë me emrat që llogarit në ta nga skuadra aktuale, ndërsa disa të tjerëve ua ka konfirmuar se mund të gjejnë klub të ri.

Depay: E di për interesimin e Barcelonës, por ende nuk kam folur me askënd Depay: E di për interesimin e Barcelonës, por ende nuk kam folur me askënd

Përveç kësaj, trajneri holandez ka edhe disa lojtarë të preferuar që dëshiron t’i ketë në Camp Nou.

Njëri nga ta është edhe sulmuesi holandez i Lyonit, Depay, i cili pritet të transferohet këtë verë te Barcelona.

Sipas gazetarit të njohur italian të Sky Sport, Fabrizio Romano, Depay ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bashkuar me Barcelonën.

Megjithatë, Romano shton se Lyoni ende nuk ka është pajtuar për çmimin e shitjes së lojtarit të tyre, i cili thuhet se vlerësohet 25 milionë euro. /Telegrafi/