eksperti-banner

Barcelona po e analizon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata. Sport shkruan se Barcelona po shqyrton një huazim të Moratas.

Sulmuesi që nuk është më i preferuari te Blutë e Londrës ka shënuar 5 gola në 16 takime në Ligën Premier këtë sezon.


Barca është e pavendosur nëse do ta transferojë suluesin gjatë dimrit, por Morata është një prej emrave që po konsiderohet si përforcues i sulmit.

alvaro morata chelsea barcelona vlr4lwac046y1nks7ai2ewoya

Gjigantët katalanas tashmë kanë kërkuar informacione për situatën e Moratas, por ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

Barcelona e ka lejuar Munir El Haddadin që të shkojë drejt Sevillas, e që e hap derën për transferimin e Moratas. /Telegrafi/

telegrafi sport app