LAJMI I FUNDIT:

Barcelona njofton Griezmannin dhe Dembelen se duhen të kërkojnë falje publike për fyerjet raciste ndaj aziatikëve

Barcelona njofton Griezmannin dhe Dembelen se duhen të kërkojnë falje publike për fyerjet raciste ndaj aziatikëve

Barcelona ka shprehur shqetësimin për veprimet e Ousmane Dembeles dhe Antoine Griezmannit, raporton L’Equipe.

Reklama

Dy sulmuesit francez kanë bërë fyerje raciste ndaj aziatikëve me dukjen e tyre fizike dhe mënyrën se si flasin ata.

Në videon e parë, Dembele shihet duke bërë disa fyerje raciste, derisa ishte i shoqëruar nga Griezmannn.

Probleme serioze për Griezmannin – francezi është pjesë e një tjetër videoje, ku shihet duke bërë fyerje raciste ndaj aziatikëve
Lexo po ashtu Probleme serioze për Griezmannin – francezi është pjesë e një tjetër videoje, ku shihet duke bërë fyerje raciste ndaj aziatikëve

Në të dytën, ish-anëtari i Atletico Madridit kapet duke folur në gjuhën e aziatikëve, e që të dy pamjet janë bërë virale në internet.

Me shqetësim të madh, sipas asaj që raporton mediumi francez, Barcelona ka kërkuar nga Griezmann dhe Dembele që të kërkojnë falje.

Pamje shokuese te Franca: Griezmann e Dembele tallen me një aziatik, e fyejnë në baza racore
Lexo po ashtu Pamje shokuese te Franca: Griezmann e Dembele tallen me një aziatik, e fyejnë në baza racore

Griezmann ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk kishte për qëllim që të fyente miqtë e tij aziatik.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Dembele, gjersa Barcelona po ashtu pritet të dalë me një njoftim për këtë veprim të anëtarëve të saj. /Telegrafi/