Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele janë në qendër të kritikave për shkak të veprimeve të tyre të fundit.

Një video e publikuar në rrjetin social Snapchat e zbulon momentin se si dyshja e Barcelonës talleshin me një të ri në distancë.

Ata filluan të talleshin me djaloshin, duk e përmendur zhvillimin teknologjik në Kinë e Japoni, e që ky i fundit nuk ishte në dijeni.

Dembele duket se i thotë Griezmannit: “Të gjitha këto fytyra të shëmtuara, vetëm kështu që ju të mund të luani PES [Pro Evolution Soccer], nuk keni turp?”.

Ai pastaj me sa duket vazhdon duke thënë: “Çfarë lloj gjuhe e prapambetur është ajo?” dhe “A jeni të avancuar teknologjikisht në vendin tuaj apo jo?”.

Griezmann qesh gjatë gjithë kohës me fjalët e Dembeles, e videoja tashmë ka marrë jehonë në rrjetet sociale. /Telegrafi/