LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e yllit të Juventusit

Barcelona ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e yllit të Juventusit

Ka disa pikëpmaje të ndryshme mbi atë se çfarë fuqie ekonomike do të ketë Barcelona gjatë verës dhe sa ua lejon limiti i pagave që ata të transferojnë një lojtar të ri.

Mirëpo tashmë është e qartë se pa marrë parasysh buxhetin e tyre, ata do të vazhdojnë të eksplorojnë tregun për lojtarë të cilëve iu skadon kontrata.


Për këtë arsye njëri nga prioritetet kryesore të afatit kalimtar të verës për blaugranasit besohet se do të jetë Adrien Rabiot i cili po luan muajt e fundit të kontratës tek Juventusi.

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit ka shfaqur një formë fantastike për “Zonjën e Vjetër” gjatë dy viteve të fundit, pas një starti jo të mirë të aventurës në Turin.

Negociatat për një kontratë të re me Juventusin nuk po shkojnë në rrugën e duhur, andaj siç ka raportuar Football Italia, Barcelona ka shfaqur interesim serioz për të shfrytëzuar këtë situatë dhe për të nënshkruar me Rabiot si lojtar i lirë.

Sidoqoftë, një marrëveshje mes palëve do të jetë e vështirë duke marrë parasysh kërkesat e larta të agjentes dhe nënës së tij Veronique, por Rabiot do të marrë një vendim vetëm në fund të sezonit.

Barcelona po kërkon prezencë fizike në mesfushë andaj Rabiot po cilësohet si kandidati më i mirë i mundshëm për të plotësuar këtë kusht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori