LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka një ide të re për sulmin, pëlqehet Isak i Real Sociedadit

Barcelona ka një ide të re për sulmin, pëlqehet Isak i Real Sociedadit

Barcelona do të përforcojë sulmuesin në verë, ku ka vënë disa prioritete, por së fundmi përmendet edhe emri i sulmuesit të Real Sociedad, Alex Isak.

Erling Haaland shihet si objektivi kryesor, megjithëse çështjet financiare mund ta bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Isak do të ishte një marrëveshje dukshëm më e lehtë.


Departamenti teknik i klubit e kanë ndjekur suedezin Isak që nga mbërritja e tij në Spanjë, ku ishin përpjekur të nënshkruanin me të para ardhjes së Martin Braithwaite në “Camp Nou”.

Isak ka 14 gola në La Liga këtë sezon dhe ka qenë një nga figurat kryesore të Real Sociedad , ndërsa është vetëm 21 vjeç.

Vlera e tij aktuale është 30 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Arritjet e mundshme si lotjarë të lirë të Memphis Depay dhe Sergio Aguero nuk do t’i mbyllnin derën suedezi./Telegrafi/