El Clasico është ndeshja më e madhe në botë ku Barcelona dhe Real Madrid janë përballë njëra tjetrës.

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Spanjë sa herë përballen me njëra tjetrën spektakli është i garantuar.

Fitorja në El Clasico vlen shumë dhe njëra apo tjetra skuadër përveç fitores gjithmonë synojnë ta dominojnë kundërshtarin.

10 vite më parë, Barcelona kishte arritur të bëjë njërën nga fitoret më të mira në histori të El Clasicos.

Ishte 29 nëntori i vitit 2010, kur në Camp Nou, El Clasico i takoi Barcelonës që e mposhti Real Madridin me rezultat të thellë 5-0.

Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez, David Villa me dy gola dhe në fund Jeffren Suarez shënuan për fitoren e thellë të katalunasve.

Barcelona në atë kohë drejtohej nga Pep Guardiola, ndërsa Real Madridi nga portugezi Jose Mourinho.

Kataluansit kanë rikujtuar në Twitter debaklin që ia shkaktuan rivalëve të tyre më të mëdhenj dhe sigurisht që tifozët e kanë shpërndarë jashtëzakonisht shumë këtë video.

Në anën tjetër tifozët madrilen sigurisht që nuk duan ta shohin kronikën nga kjo ndeshje, pasi është njëra nga humbjet më të rënda në histori të El Clasicos. /Telegrafi/