Barcelona po përgatit një ristrukturim të mesfushës në afatin kalimtar veror pas largimit të mundsëhm të Marc Casados.

Sipas raportimeve, Barcelona ka identifikuar si objektiv ideal mesfushorin e Romës, Neil El Aynaoui, i cili shihet si profili i duhur për të sjellë ekuilibër dhe thellësi teknike në skuadrën për sezonin e ardhshëm.


Klubi katalanas po e ndjek nga afër situatën e 24-vjeçarit maroken, i cili, pavarësisht se nuk ka pasur minutat e pritshme në Serie A, vazhdon të konsiderohet një talent me potencial të madh nga stafi teknik i Barcelonës.

Nevoja për një zëvendësues të besueshëm në rotacionin e trajnerit Hansi Flick është bërë prioritet kryesor për klubin gjatë këtij afati kalimtar veror.

El Aynaoui dallohet veçanërisht për vizionin e tij të shkëlqyer të lojës dhe aftësinë për kombinime, tipare që përshtaten me stilin e lojës që Barcelona kërkon të ruajë në ‘Camp Nou’.

Shkathtësia e tij i lejon të luajë si në bazën e mesfushës, ashtu edhe në pozicione më të avancuara, duke ofruar zgjidhje kreative në fazën sulmuese.

Brenda skemës 4-2-3-1 të propozuar nga trajneri gjerman, mesfushori maroken mund të konkurrojë drejtpërdrejt për një vend me lojtarë si Frenkie De Jong apo talenti i ri Marc Bernal.

Forca e tij fizike dhe inteligjenca në pozicionim i japin gjithashtu avantazh në fazën defensive, duke e bërë një opsion të vlefshëm për rikuperimin e topit kur skuadra humb zotërimin e tij./Telegrafi/

telegrafi sport app