LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e demolon Napolin, ia shënon katër gola për 15 minuta

Barcelona e demolon Napolin, ia shënon katër gola për 15 minuta

Barcelona ka arritur të mposhtë për herë të dytë brenda dy ditëve Napolin.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje ku shkëlqyen yjet e repartit ofensivë.


Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa në të dytën shpërthyen katalunasit.

Barcelona shënoi katër gola brenda 15 minutave, nga minuta e 48-të deri më 63-të.

Luis Suarez shënoi dy gola, ndërsa Antoine Griezmann bëri golin e parë me fanellën Blaugrana, para se Ousmane Dembele të shënonte për rezultatin përfundimtar.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Barcelonës, ndërsa sezoni në La Liga fillon më 16 gusht, ku Barcelona luan ndeshjen e parë në udhëtim te Bilbao. /Telegrafi/