LAJMI I FUNDIT:

Barcelona, Atletico dhe Real Madrid: Si duken tri skuadrat e mëdha para fillimit të sezonit 2019/20 dhe kush do ta fitojë titullin në La Liga?

Barcelona, Atletico dhe Real Madrid: Si duken tri skuadrat e mëdha para fillimit të sezonit 2019/20 dhe kush do ta fitojë titullin në La Liga?
Messi, Joao Felix dhe Hazard Foto: Marca.com
-->

Kandidatët kryesor për titullin në La Liga kanë qenë të zënë duke shtuar cilësi në skuadrat e tyre përkatëse këtë verë, duke nënshkruar 16 lojtarë deri më tani, me Barcelonën që ka sjellë tre lojtarë të ri, Atletico Madridi me tetë nënshkrime dhe Real Madridi me pesë.

Ka ende shumë nënshkrime që do të vijnë, por me pjesën më të madhe të skuadrave të tyre të ndërtuara, tashmë është e mundur për të marrë një ide se si do të formohen në sezonin 2019/20.

Klubet e La Ligas 'mbretër' të shpenzimeve në Evropë këtë verë - Real Madridi i pari, Bayerni i pesti, Interi i dhjeti
Lexo po ashtu Klubet e La Ligas 'mbretër' të shpenzimeve në Evropë këtë verë - Real Madridi i pari, Bayerni i pesti, Interi i dhjeti

Të tre klubet ende duan lojtarë të mëdhenj, por marrëveshjet përkatëse për Paul Pogba, Neymar dhe James Rodriguez mbeten të ndërlikuara.

Barcelona

Kampionët kanë kryer tashmë tri transferime të mira, dy prej tyre pritet të jenë titullarë si Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann, ndërsa Neto pritet të jetë rezervë e Marc-Andre ter Stegen.

Ernesto Valverde do të ketë shumë punë, pasi duhet të gjejë një mënyrë për ta bërë punën në fushë, me Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho që mund të largohen ende.

Nelson Semedo do të luftojë me Sergi Roberto në të djathtë dhe Samuel Umtiti do të jetë i prirur për të sfiduar Clement Lenglet për të fituar vendin e tij në qendër të mbrojtjes si partner i Gerard Pique.

Në mesfushë, Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic janë të padiskutueshëm duke lënë konkurrencë për De Jong, Arturo Vidal dhe Arthur Melo.

Atletico Madrid

Skuadra e Rojiblancos që do të ndryshojë shumë nga sezoni i kaluar pasi ka humbur lojtarë të mëdhenj si Juanfran, Diego Godin, Filipe Luis, Rodrigo dhe Antoine Griezmann.

Kieran Trippier, Mario Hermoso, Marcos Llorente, Felipe Monteiro, Lodi, Hector Herrera, Ivan Saponjic dhe Joao Felix përbëjnë tetë nënshkrimet e tyre, duke arritur në shpenzimet në 250 milionë euro.

Diego Simeone do të fillojë me anglezin në të djathtë, Llorente në mesfushë dhe Joao Felix do të bëhet një lojtar i gjithanshëm.

Në sulm, do të jetë Alvaro Morata dhe Diego Costa që do të kryesojnë vijën e parë.

Real Madrid

Zinedine Zidane ka pesë fytyra të reja në ekip dhe vetëm një prej tyre mund të konsiderohet si titullar i sigurt – Eden Hazard.

Eder Militao, Ferland Mendy, Luka Jovic dhe Rodrygo do të jenë vargu i dytë, me të fundit që të do ta nisë fillimisht në Castilla.

Thibaut Courtois do të jetë portieri i parë i zgjedhur. Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo pritet të formojnë mbrojtjen, ndërsa Mendy do të konkurrojë me brazilianin.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro do të përbëjnë mesfushën – nëse nuk vjen Pogba – dhe Hazard do të shoqërojë Karim Benzemën dhe Marco Asensio ose Vinicius Junior në sulm.

Duke parë tri formacionet dhe opsionet e mundshme të tri klubeve të mëdha spanjolle, kush do të jetë fitues i titullit këtë sezon në La Liga? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

La Liga
Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Premier League
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Kalo në kategori