LAJMI I FUNDIT:

Barça fiton lehtësisht ndaj Levantas fal het-trikut të Messit

Barça fiton lehtësisht ndaj Levantas fal het-trikut të Messit
Foto: FC Barcelona/Twitter

Ashtu si ndaj Espanyolit, Barcelona ka vazhduar me fitore prej 5-0 në La Liga këtë herë ndaj Levantes.

Në përjashtim të fillimit të ndeshjes, Barça ishte dukshëm më e mirë dhe kjo fitore ishte e merituar.

Rastin e parë për gol e kishin vendasit me anë të Emmanuele Boateng në minutën e gjashtë.

Për golin e parë u nevojit të pritej 35-të minuta, Luis Suarez shënoi pas asistimit të bukur nga Lionel Messi.

Pas kësaj ishte koha që Leo të shënoj, së pari në minutën e 43-të pas asistimit nga Sergio Busquets dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

E dyta filloi me golin e Messit, argjentinasi shënoi në minutën e 47-të i asistuar nga Jordi Alba, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 60-të. Në fund shënoi edhe Gerard Pique (88′) pas asistimit nga Messi.

Me këtë rast pesë herë fituesi i topit të artë bëhet lojtari i parë që shënon 50 gola në të gjitha garat në vitin 2018.

Barcelona renditet në vendin e parë me 34 pikë, kurse Levante e Enis Bardhit në vendin e tetë me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Celta Vigos, kurse ‘Lakuriqët’ udhëtojnë te Rayo Vallecano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori