LAJMI I FUNDIT:

Ballkani i fortë për Gjilanin, Kika eliminon Istogun pas penalltive  

Ballkani i fortë për Gjilanin, Kika eliminon Istogun pas penalltive  
Foto: KF Ballkani/Facebook

Ballkani ka mposhtur me lehtësi Gjilanin me rezultat 3-0, ndërsa Kika ka mposhtur në shtëpi Istogun me penallti 3-1, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-1 dhe kështu siguruan kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshje interesante, ku Ballkani priti Gjilanin dhe Kika ishte nikoqire e Istogut.

Goli i parë i ndeshjes në mes të Ballkanit dhe Gjilanit erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Blend Baftiu, i cili realizoi me kokë për epërsinë e vendasve 1-0.

Mesfushori prishtinas ishte përsëri realizator i golit të dytë, pasi në minutën e 38-të shënoi për 2-0 pas një depërtimi të mirë ku kaloi gjithë mbrojtjen.

Baftiu ishte ylli i ndeshjes (Foto: KF Ballkani/Facebook)

Për 3-0 u përkujdes kapiteni Visar Berisha, i cili në minutën e 43-të shënoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Ballkani luajti lojë të kujdesshme, ndërsa Gjilani provoi të gjej golin e parë për të tentuar të tjerët, por pa pasur sukses pasi ndeshja përfundoi me fitoren e klubit nga Suhareka me rezultat 3-0.

Pamje gjatë ndeshjes Kika – Istogu

Në ndeshjen tjetër të Kupës në mes të Kikës dhe Istogut, fitore shënuan mysafirë me rezultat 1-2.

Goli i parë erdhi në minutën e 49-të dhe ishte Alban Dreshaj që shënojë nga gjuajtja e lirë, ndërsa Florent Rexhaj shënoi për epërsinë 0-2.

Për vendasit goli i 1-2 erdhi në minutën e 66-të, ndërsa në shtesë barazuan rezultatin në 2-2. Në vazhdime nuk pati gola, ndërsa në penallti fitoi Kika me rezultat 3-1.

Kështu, Ballkani dhe Kika kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe gjatë ditëve të ardhshme do të dihen kundërshtarët e tyre pas hedhjes së shortit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori