ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se operatorët ekonomikë po vazhdojnë punimet e rregullta për mirëmbajtjen e rrugëve në vend.

Sipas ministrisë, mirëmbajtja e vazhdueshme e infrastrukturës rrugore është një element kyç për garantimin e sigurisë në komunikacion, si dhe për ruajtjen e cilësisë dhe funksionalitetit të rrjetit rrugor.


Në njoftimin për media theksohet se institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara në mbikëqyrjen e punimeve, me qëllim që ato të realizohen sipas standardeve të kërkuara.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të këtyre punimeve, në mënyrë që standardet e mirëmbajtjes të respektohen dhe qytetarët të kenë infrastrukturë rrugore të sigurt dhe të mirëmbajtur”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Telegrafi/