LAJMI I FUNDIT:

Ballkani dhuroi edhe një natë magjike evropiane për fansat e futbollit në Kosovë e më gjerë

Ballkani dhuroi edhe një natë magjike evropiane për fansat e futbollit në Kosovë e më gjerë

Ballkani mposhti Dinamo Zagrebin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës, që është edhe fitorja e parë në këtë garë për këtë vit

Almir Kryeziu në minutën e 44-të dhe Walid Hamidit në minutën e 83-të shënuan golat në këtë fitore të Ballkanit.


Kampioni i Kosovës ka arritur kështu një nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit dhe futbollit tonë.

Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb, çfarë ndodhi minutë pas minute
Lexo po ashtu Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb, çfarë ndodhi minutë pas minute

Por me fitoret dhe net të tilla magjike sikur Ballkani na ka mësuar pasi vetëm këtë vit në “Fadil Vokrri” para Dinamos është gjunjëzuar edhe Ludogorets dhe BATE Borisov, klube që kanë luajtur shpesh në Ligën e Kampionëve.

Fjalët e trajnerit Ilir Daja pas fitores

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes, duke i dhënë të gjitha meritat lojtarëve të tij për shpirtin dhe karakterin e treguar.

“Kemi bërë shumë histori sepse kemi dy vjet që po marrim pjesë në grupe, dhe performancat e duhura, kanë një emërues të përbashkët. Janë djemtë që kanë shumë elemente pozitive. Ulin diferencën për shkak të karakterit që tregojnë në fushën e lojës. Ata janë fituesit. Të gjithë bashkë po luftojmë për suksesin që e kemi”.

“Me ekipe si Dinamo natyrshëm se nuk mund të bësh një lojë kaq brilante sepse kanë goxha eksperiencë. Këtë lloj diference ne e zbusim dhe e ngushtojmë me faktin që jemi grup dhe të gjithë bashkë luftojmë. Luftojnë ata që janë në fushë, ata në bankinë dhe ne që jemi nga prapa”.

“Ne kishim studiuar kundërshtarin dhe pavarësisht rezultatin 2-0, është skuadër që duhet respektuar në maksimum për shkak të vlerave që ka. Dinamo ka pikë të forta me disa lojtarë. Ne sollëm një mënyrë loje që pikat e forta të tyre t’i neutralizonim. Kjo është pozitive, por pa karakterin e lojtarëve që unë drejtoj, nuk do të mund t’i arrinim këto suksese”, ka thënë Daja.

Situata e grupit C : A kanë gjasa Ballkani të kalojnë tutje?

Këto janë tri pikët e para të Ballkanit në këtë fazë të grupeve, ku aktualisht janë në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi që është i treti.

Lider është Viktoria Plzen që ka 6 pikë pas dy fitoreve ndaj Ballkanit dhe sot ndaj Astanas. Ballkani i Ilir Dajës ndeshjen e radhës e zhvillon sërish në shtëpi, ndaj Astanas me 26 tetor.

Pas kësaj ndeshje “Portokallinjtë” do të udhëtojnë në Kazakistan për tu përballur me Astanan më 9 nëntor.

Me 30 tetor do ta presin Plzenin në “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e kanë ndaj Dinamo Zagrebit në “Maksimir”.

Fitorja mbush edhe arkën

Çdo fitore në Ligën e Konferencës vlen 500 mijë euro, një shumë që sot Ballkani e arkëtoi në financat e klubit.

Një shumë që gjysma e klubeve të Superligës së Kosovës nuk e kanë si buxhet për një vit, duke filluar nga Dukagjini, Malisheva, Fushë Kosova, Liria, Gjilani dhe Feronikeli.

Ballkani me fitoren e sotme hap një debat të ri, se a mund të kalojë realisht fazën e grupeve për cilësitë që ka.

Me çdo fitore që arrit Ballkani, vetëm se shton diferencën me klubet e tjera të Superligës së Kosovës.

Me kalimin në fazën e grupeve  Ballkani kishte arkëtuar mbi 3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar fitimet shkonin mbi 4 milionë euro në total, shumë që mund të kalohet këtë vit.

Trajneri i Dinamos pranoi superioritetin e Ballkanit

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic ka thënë se humbja ndaj Ballkanit me rezultat 2-0 ishte më e rënda në karrierë.

Ai u i kërkoi falje gjithë Kroacisë dhe tifozëve dhe shtoi se ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.

“Një humbje e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj”.

“Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ajo që doja të bënim, ata na kanë bërë neve. Kjo është humbja më e vështirë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”.

“Edhe ne donim të fitonim, por ndoshta nuk mjaftoi vetëm dëshira. Kjo do të thotë, qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”, ka thënë Jakirovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori