Babai i Shkodran Mustafit, Kujtimi, paralajmëron se Arsenali duhet të kërkojë çmime më normale pasi thuhet se kërkoi 27 milionë euro nga Roma dhe Monaco për mbrojtësin shqiptar.

Giallorossët janë ende në kërkim të një qendërmbrojtësi pasi Kostas Manolas u transferua në Napoli këtë verë.

Ata shikuan disa opsione brenda Italisë, ndërsa tani Mustafi është në radarin e tyre, por si duket është lojtar i shtrenjtë për ta.

Flet babai i Mustafit: Është mirë si për klubin ashtu edhe për Shkodranin që ai të largohet Flet babai i Mustafit: Është mirë si për klubin ashtu edhe për Shkodranin që ai të largohet

“Shkodran kaloi shumë mirë me Arsenalin. Ne kemi ende kontratë për dy vjet dhe mund të imagjinojmë të qëndrojmë në Londër”.

“Megjithatë, më e mira për të dy palët është ndoshta të punohet për një transferim. Por për këtë gjithashtu duhet çmime reale të tregut”, tha babai dhe agjenti i Shkodranit, Kujtim Mustafi.

Shkodran Mustafi së bashku me babanë e tij

Sipas Sky Sport Italia, Roma dhe Monaco kishin qenë të interesuar, por ishin larguar nga çmimi i kërkuar prej 27 milionë eurosh nga Arsenali.

Emery: Mustafit i kam thënë të gjejë një ekip të ri Emery: Mustafit i kam thënë të gjejë një ekip të ri

Reprezentuesi 27-vjeçar gjerman tashmë ka një përvojë në Sere A në Sampdorian, pasi luajti nga janari 2012 deri në gusht të 2014.

Ai u shit në Arsenal për një shifër të lartë prej 41 milionë eurosh nga Valencia në vitin 2016. /Telegrafi/