LAJMI I FUNDIT:

Avokati zbulon pse gjendja e vërtetë e Schumacher ishte mbajtur fshehtë për shumë vite

Avokati zbulon pse gjendja e vërtetë e Schumacher ishte mbajtur fshehtë për shumë vite

Shumë fansa të Michael Schumacher kanë vite që pyesin për shëndetin e tij, por ende nuk dihet pothuajse asgjë për shëndetin e legjendës së Formula 1.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, avokati i Schumacher tregoi më në detaje rreth kësaj çështje.


Felix Damm në një intervistë për revistën Legal Tribute Online tha se ekzistonte mundësia për të zbuluar gjithçka, por në fund e kuptuan se nuk do të ishte një zgjidhje e mirë.

“Ka qenë gjithmonë për mbrojtjen e gjërave private. Sigurisht që ne folëm shumë se si kjo ishte e mundur. Në fakt kishte një ide për të publikuar një raport përfundimtar për shëndetin e Schumacher, por nuk ndodhi për një arsye të caktuar,” ka thënë Damm.

“Nuk do të mbaronte me kaq dhe raportet për gjendjen e tij do të duhej të përditësoheshin vazhdimisht. Mediat mund të shkruanin vazhdimisht për këtë dhe të pyesnin: “Dhe si duket ai tani?”. Një, dy, tre muaj apo një një vit pas raportimit. Atëherë do të ishte e vështirë të merreshin masa kundër një shkrimi të tillë”, shpjegoi Damm, i cili ka qenë pas Michael Schumacher si avokat që nga viti 2008.

Kujtojmë se shtatë herë kampioni i botës pësoi një aksident të rëndë më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb.

Edhe pse mbante një helmetë skijimi, ai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua operacioneve dhe u vendos në komë.

Në këto gati dhjetë vite, ka pasur spekulime të panumërta lidhur me gjendjen shëndetësore të gjermanit legjendar, por shumë prej tyre janë mohuar nga familja dhe menaxheri i tij në një kohë shumë të shkurtër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori