LAJMI I FUNDIT:

Ava Max arrin një milion ndjekës në Instagram

Ava Max arrin një milion ndjekës në Instagram
Ava Max (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, çdo ditë e më shumë po ngjitet drejt majave të suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Këngët e saj janë pëlqyer shumë këtë vit dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në Spotify dhe YouTube.


Ajo po ashtu është fituese e dy çmimeve shumë të rëndësishme sivjet: “Artistja e re më e mirë” në MTV Europe Music Awards dhe “Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare” në Los40 Music Awards.

Ava Max (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka krijuar tashmë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale.

Të enjten e datës 28 nëntor, pikërisht në ditën kur shteti i saj amë feston shpalljen e pavarësisë, këngëtarja arriti shifrën e një milion ndjekësve.

Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë
Lexo po ashtu Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shfaqte shifrat e llogarisë së saj në Instagram.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Faleminderit që jeni me mua në këtë udhëtim”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo këtë vit ka arritur që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore, duke hyrë në rangun e artisteve tjera të famshme me prejardhje shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/