LAJMI I FUNDIT:

Austria shkon në Francë për të lënë gjurmë

Austria shkon në Francë për të lënë gjurmë

Derisa shumica e vendeve do të ishin të kënaqura të prodhonin një talent të nivelit më të lartë botëror çdo 20 vjet, Franca pati fatin e mirë që nxori Michel Platinin dhe Zinedine Zidanen pak më shpejt.

E këta u përkujdesën që të mos çonin dëm dhuntitë që e kishin. Zinedine Zidane ishte në formën e tij më të mirë, ndërsa Franca fitoi titullin e Evropës në vitin 2000, duke ia shtuar titullit të botës që e kishte fituar dy vjet më parë. Kampionati Evropian i vitit 2000 për herë të parë u bashkorganizua nga dy vende, Belgjika dhe Holanda, por Franca vlerësohej favorite absolute, shkruan Koha Ditore.


Ndonëse rrezikoi të pësonte në finale kundër Italisë, pak do të mund të kontestojnë se Franca ishte fitues i denjë i një turneu të kualitetit më të lartë. Skuadra e drejtuar nga Roger Lemerre ishte edhe më e mirë se ajo e Aime Jacquet që fitoi Botërorin 1998, ku talentet si Thierry Henry e David Trezeguet kishin dy vite kohë për t’u zhvilluar. Të dy kishin luajtur rolin e tyre, por figura qendrore për çdo gjë ishte Zidane. Mesfushori i Juventusit, Zidane, kishte shënuar një gol nga gjuajtja e lirë në çerekfinale kundër Spanjës dhe realizoi me qetësi penalltinë në minutën e 117-të kundër Portugalisë në gjysmëfinale, që ishte edhe goli i artë në atë sfidë.

Fakte për Austrinë

Rezultati më i mirë: pjesëmarrja në Euro 2008 e 2016
Trajner: Marcel Koller
Golashënuesi më i mirë: Toni Polster (44 gola)
Më së shumti paraqitje: Andreas Herzog (103)
Federata e formuar më: 1904
“Jam i sigurt se ai ka diku në kokën e tij të shkruar ‘i prodhuar nga parajsa’. Ai definitivisht vjen nga Zoti”, kishte komentuar drejtori teknik i UEFA-s, Andy Roxburgh. Edhe lojtarët më të mirë dukeshin të vdekshëm në krahasim me të; përfshirë edhe ikona e Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili humbi një penallti në minutën e fundit kundër Francës duke u dhënë fund shpresave të Spanjës. Në të vërtetë Spanja me mund kishte siguruar kalimin tutje, duke u kthyer nga disavantazhi 3:2 për të fituar 4:3 ndaj Jugosllavisë rezultat që i mjaftonte për të kaluar Grupin C.

Ndërkohë Portugalia bëri rikthim të madh në rezultat, duke përmbysur disavantazhin 2:0 për të mposhtur 3:2 Anglinë dhe kështu siguroi vendin e parë në Grupin A, ndërsa Anglia dhe Gjermania dështuan të kalojnë tutje, në vend të tyre shkoi Rumania. Nëse Belgjika dështoi në pengesën e parë, bashkënikoqirja Holanda kishte shpresa të mëdha, që u rritën veçanërisht pas fitores 6:1 në çerekfinale ndaj Jugosllavisë, por dështoi në gjysmëfinale kundër Italisë. Duke u përballuar me Italinë me dhjetë lojtarë që nga minuta e 34-t, Holanda e udhëhequr nga trajneri Frank Rijkaard disi humbi dy penallti në kohën e rregullt dhe tri në ekzekutim të penalltive, duke u eliminuar, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan pa gola. Ajo fitore e plasoi Italinë në finale për herë të parë që nga viti 1968 dhe kaloi në epërsi në finale kundër Francës falë golit të Marco Delvecchios. Franca dukej e mposhtur, por Sylvain Wiltord në çastet e fundit të ndeshjes barazoi shifrat në 1:1. Ndërsa David Trezeguet në minutën e 13-të të shtesës së parë shënoi golin e artë, duke i siguruar Francës titullin e kampionit. Në atë kohë ende vlente rregulli i golit të artë. Menjëherë pasi shënohej në shtesa, ndeshja ndërpritej.

Kur UEFA vendosi të zgjerojë finalet e Kampionatit Evropian në futboll nga 16 në 24 skuadra, Austria ishte parë si një nga përfaqësueset që pritej të përfitonte nga kjo. Austria kurrë nuk kishte qenë mjaftueshëm e mirë për të zënë vend në finalet me 16 përfaqësuese, jo se kjo do të thotë se është në mesin e përfaqësueseve të dobëta të Evropës. Paraqitjen e vetme në Evropian e kishte në vitin 2008 kur e bashkorganizoi këtë ngjarje me Zvicrën. Trajneri Marcel Koller, që nuk kishte pasur një pritje aq të ngrohtë kur ishte emëruar në vitin 2011, ka marrë shumicën e meritave që e ka ngritur Austrinë nga pozita e 70-të në renditjen botërore në pozitën e dhjetë.

Koller i ka dhënë përfaqësueses një identitet të ri dhe po ashtu ka dëshmuar se është mjeshtër për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët, përfshirë edhe nga sulmuesi temperament Marko Arnautoviq. Ai po ashtu ka sjellë stabilitet të jashtëzakonshëm, duke aktivizuar përbërjen startuese të njëjtë në gjashtë ndeshjet e fundit eliminatore. Në të vërtetë, planet për ndryshime ishin bërë edhe para se trajneri zviceran i profilit të ulët, mori drejtimin e përfaqësueses. Federata e Futbollit e Austrisë kishte implementuar një program të ri për zhvillimin e të rinjve dhe si fqinja Zvicra, nisi të përfitojë nga numri i madh i talenteve emigrantë në vend, diçka që në të kaluarën nuk kishte bërë.

Shumica e lojtarëve luajnë në Bundesligën e Gjermanisë apo në Premier Leaguen e Anglisë, duke i dhënë Austrisë shumë përvojë në nivelin më të lartë, me gjithë dështimi që të kualifikohet në të kaluarën. Në kampanjën eliminatore për Evropianin 2016 në Francë, Austria ka shkëlqyer duke përfunduar e para në grup. Fitoi nëntë ndeshje dhe barazoi një, ani pse në grup kishte kundërshtarë si Rusia, Suedia e Mali i Zi. Me mbrojtësin anësor të Bayern Muenchenit, David Alaba, që po aktivizohet edhe si mesfushor, synimi minimal i Austrisë është arritja në 1/8 e finales dhe ka mundësi të mira të arrijë edhe më lart. Austria gjendet në Grupin F të Euro 2016 me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë.

Ndeshjen e parë do ta ketë kundër Hungarisë më 14 qershor, para se të përballet me Portugalinë më 18 qershor dhe më 22 qershor me Islandën. “Ne jemi në rrugën e duhur. Por, në Evropian duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet për shënim që krijojmë. Synimi fillestar është kalimi i fazës së grupeve e më pas të shohim”, ka thënë trajneri i Austrisë, Koller.

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori