LAJMI I FUNDIT:

Atraktive dhe me stil, Gresa Behluli flet rreth projektit të ri veror: Këtë radhë do të vijë më ndryshe

Atraktive dhe me stil, Gresa Behluli flet rreth projektit të ri veror: Këtë radhë do të vijë më ndryshe
Gresa Behluli

Këngëtarja Gresa Behluli ka përfunduar punën për projektin e saj më të ri muzikor që do të publikohet brenda pak ditësh.

Bëhet fjalë për një këngë të re me klip, e cila do ta sjell ndryshe dhe më të veçantë në stil këngëtaren e njohur.


Gresa në një bisedë për Telegrafin ka shpalosur disa detaje rreth këngës së re, e cila është tipike-verore.

“Kënga është rirmike verore, dhe trajton temën e dashurisë si gjithmonë, ndërsa ditë më parë kemi përfunduar edhe xhirimet e klipit, pres ta publikoj brenda pak ditësh. Këtë radhë vij më ndryshe”, tha Gresa për Telegrafin.

Gresa Behluli gjatë xhirimeve të klipit të ri

Klipi do të sjellë një atmosferë të bukur verore, dhe për këtë gjë, ajo bashkë me stafin janë kujdesur që për xhirime të zgjedhin lokacionin e detit.

“Klipi është xhiruari gjithi në Vlorë nga Chill Production. Jam shumë e kënaqur me punën që ka bërë produksioni dhe shpresoj të dalë diçka e bukur”, ka thënë këngëtarja më tej.

Gresa zgjedh bregdetin shqiptar për të promovuar në klipin e saj të ri

Vera është një sezonë e ngjeshur për Gresën, e cila është mjaft e angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore, e pas nuk ngelet as angazhimi i saj në dasma me të ëmën, këngëtaren Shkurte Fejza.

“Angazhimet veç kanë filluar dhe po shkojnë mirë. Jam e angazhuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe thuajse në të gjitha trevat shqiptare”, tregon këngëtarja Behluli.

Atraktive dhe me stil – Këngëtarja josh me dukjen e saj plot stil

Projekti që do ta sjellë brenda pak ditësh nuk do të jetë i vetmi këtë verë nga ajo, kjo pasi Gresa paralajmëron për fansat edhe një këngë tjetër – kështu së paku bënë të ditur vet ajo në përfundimin e bisedës.

“Jam në përgatitje të këngës tjetër, të cilën shpresoj ta realizoj në fund të gushtit. Edhe kjo këngë do të jetë ritmike”, përfundoi Gresa Behluli për Telegrafin.

Përgjatë artikullit, Telegrafi ju ka shoqëruar me imazhe ekskluzive nga xhirimet e klipit më të ri të këngëtares, teksa në fund ju sjellim edhe trailerin e klipit, i cili e shfaq këngëtaren mjaft atraktive dhe ekstravagante me paraqitjen e saj shik gjatë xhirimeve. /Telegrafi/

Coming soon…🎬 @erniscilichill -Chill production

A post shared by Gresa Behluli (@gressabehluli) on Jul 17, 2018 at 2:23pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori