Atmosferë e zjarrtë në shtëpi - banorët argëtohen dhe sjellin përplot emocione me programin e Vitit të Ri

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë organizuar një program me rastin e Vitit të Ri.
Secili nga konkurrentët kanë pasur si detyrë dhe kanë ndarë role për atë se çfarë duan të bëjnë.
Disa kënduan, disa nga ta përgatitën performance vallëzimi e disa të tjerë bënë edhe skeçe.

Atmosfera në shtëpi ka qenë e jashtëzakonshme dhe të njëjtit u argëtuan tejet shumë.
Ky njëherësh për ta ishte një vit më ndryshe shkaku që kanë qenë larg familjes dhe më të dashurve të tyre.

Sidoqoftë, qëllimi i tyre brenda është çmimi i madh prej 200 mijë eurosh dhe gara veçse është bërë më e ashpër.
Edicioni i dytë i Big Brother ka kaluar tashmë më shumë se dy muaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/01/2024
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































