LAJMI I FUNDIT:

Atletico barazon Barcën në krye (Video)

Atletico barazon Barcën në krye (Video)

Atletico Madridi është treguar bindës në fitoren prej 3-0 kundër Granadas në Vicente Calderon.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, ndërsa Koke ishte realizues (15’). Ai e shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Torres dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.


Rezultatin e dyfishoi Fernando Torres në pjesën e dytë (59’), ndërsa Koke dhuroi asistin. Ky ishte asistimi i tij i 13-të këtë sezon.

Vendosjen e rezultatit final e bëri Angel Correa (83’), pas asistimit nga Saul.

Me këtë fitore, Atletico Madridi numëron 76 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në krye të tabelës. Katalunasit zhvillojnë derbin e javës kundër Valencias. /Telegrafi/