Disa pamje të marra nga droni thuhet se kanë kapur momentin kur një peshkaqen i madh noton pikërisht pranë një grupi surfistësh, derisa ata prisnin të “kapnin valët”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grabitqari i frikshëm, i vlerësuar të jetë mbi 3 metra i gjatë, mund të shihet duke notuar mes gjashtë surfistëve dhe një tjetri të vetmuar, të cilët nuk e kanë idenë se një sulm vdekjeprurës mund të ishte vetëm disa sekonda larg.

Vrasësi i egër u kap në pamjet e jashtëzakonshme të xhiruara nga një adoleshent i cili ishte duke filmuar surfistët gjirin Plettenberg, Afrikë e Jugut.

Kafsha e heshtur shkon e pazbuluar për 25 sekonda derisa njëri prej burrave vëren bishtin e peshkaqenit dhe e kupton rrezikun.

Ai paralajmëron urgjentisht shokun e tij, këmbët e të cilit janë vetëm pak larg nofullave të peshkaqenit.

Për një moment peshkaqeni shkëputet, duke i dhënë grupit një shans për të kapur valët dhe të kthehen për në breg, ndërsa adoleshenti Zachary Berman i kap të gjitha me anë të dronit.

Babai i të riut kishte paralajmëruar tashmë rojet e jetës që kishin filluar pastrimin e plazhit dhe kishin hyrë në ujë për të ndihmuar grupin në gjirin e Plettenberg në rast se peshkaqeni kishte vendosur të sulmonte. /Telegrafi/