LAJMI I FUNDIT:

Ashtu siç i ka hije një kampioni: Barça e fillon kampionatin me fitore, Messi me gola

Ashtu siç i ka hije një kampioni: Barça e fillon kampionatin me fitore, Messi me gola
Lionel Messi në tentim për të shënuar në portë e Deportivo Alaves (Foto: Getty Images)

Barcelona e ka filluar kampionatin 2018/19 me fitore, katalunasit fituan me rezultat 3-0 ndaj Deportivo Alaves.

Skuadra e Ernesto Valverde ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore po aq sa e merituar edhe e lehtë.


Pjesa e parë ishte pa gola, edhe pse me shumë raste nga lojtarët vendas.

I entuziazmuar se do e shikonte klubin e tij të zemrës nga afër, ky tifoz i Barcelonës ishte në Camp Nou disa orë para se të fillonte ndeshja ndaj Alaves (Foto: Getty Images)

Edhe një herë, atëherë kur skuadrës i duhet më së shumti, në skenë doli Lionel Messi. Ai me një gol të bukur nga gjuajta e lirë i dha epërsinë Barces në minutën e 64.

Lionel Messi në momentin e golit nga gjuajta e lirë (Foto: Getty Images)

Ky ishte goli i 6000-të  i skuadrës katalunase në histori të La Ligas, ndërsa vlen të theksohet se Messi ishte i autor edhe i golit të 5000-të në vitin 2009.

Për të siguruar këtë fitore u përkujdes Philippe Coutinho në minutën e 83-të.

Festa e Philippe Coutinho te goli dytë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Deportivo Alaves (Foto: Getty Images)

Messi kishte ruajtur pak nga klasi i tij edhe për fundin e ndeshjes, ai shënoi për 3-0 në kohën shtesë dhe me këtë rezultat përfundoi takimi.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Valladolidit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori