LAJMI I FUNDIT:

Asamoah largohet nga Juventus, drejt kampionatit turk

Asamoah largohet nga Juventus, drejt kampionatit turk

Kwadwo Asamoah pritet të jetë i larguari i radhës nga kampionët e Italisë, Juventus.

Mbrojtësi ganez nuk ka qenë titullar tek ‘Zonja e Vjetër’ dhe po kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht.


28-vjeçari ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare nga gjiganti turk Galatasaray.

Skuadra nga kryeqyteti turk i ka ofruar kontratë katër vjeçare ganezit me pagë prej tre milionë eurove në stinorë.

Kjo ofertë e ka bindur Asamoahn të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, ndërsa tani dy klubet po diskutojnë për çmimin e lojtarit. /Telegrafi/