LAJMI I FUNDIT:

“Asaj” rikthen Artën me MC Kreshën, dyshja flasin rreth bashkëpunimit të tyre më të ri (Foto/Video)

“Asaj” rikthen Artën me MC Kreshën, dyshja flasin rreth bashkëpunimit të tyre më të ri (Foto/Video)

Këngëtarja Arta Bajrami do t’i rikthehet skenës muzikore me një projekt të ri, pas një pauze të gjatë, për shkak të lindjes dhe angazhimit të saj në familje, tashmë si nënë e dy fëmijëve.

“Asaj” do të jetë kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja do ta sjell në bashkëpunim me reperin MC Kresha. Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Arta rrëfen detajet e këtij bashkëpunimi shumë interesant, i cili pritet të publikohet brenda pak javëve.


“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re, e cila mban titullin “Asaj”. Këto ditë jemi duke përfunduar edhe xhirimet e klipit. Kënga është punuar në studion e Don Arbas, ndërsa tekstin e kemi shkruar së bashku të dy, secilin pjesën e tij. Klipi është duke u punuar nga Imagine Films, një pjesë e xhirimeve kanë përfunduar, ndërsa këto ditë vazhdojmë edhe me realizimin e dy-tri skenave tjera”, tha Arta për Telegrafin.

Imazhe ekskluzive nga xhirimet e klipit “Asaj” të këngëtares Arta Bajrami dhe MC Kresha.

Viteve të fundit, Arta ka prekur shumë rrymat folk dhe baladë në të kënduar, ndërsa për Telegrafin, ajo zbulon se rikthimin e saj të fuqishëm në 2017-tën do ta ketë me R&B, aty ku edhe e nisi karrierën e saj…

“Kënga është e zhanrit hip hop dhe R&B, zhanri më i preferuar aktualisht thuajse në të gjithë botën. E çuditshme se si artiste më është zgjuar dëshira që të rikthehem sërish me R&B, me këtë zhanër në të cilin kam filluar karrierën. Ndërsa tani kam dëshirë ta sprovoj veten sërish në këtë rrymë, pasi ka disa vite që kam kënduar edhe në zhanre tjera, sepse jam e mendimit që një artist i kompletuar di dhe duhet të këndojë në shumë zhanre”, shtoi më tej këngëtarja Bajrami.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E pyetur për bashkëpunimin me MC Kreshën, Arta u shpreh se ka kënaqësi ta ketë atë në këngën e saj më të re, kjo për vet faktin se e cilëson si një prej reperëve më të mirë të momentit.

“Kam zgjedhur të bashkëpunoj me MC Kreshën, sepse definitivsht sipas mendimit tim është një prej reperëve më unikë në tregun tonë muzikor. Mu personalisht më pëlqen shumë, si reper është shumë i kompletuar, përshtatet gjithçka, njashtu në këngën e re ‘Asaj’ ka ditur të përshtatet shumë mirë me rupturën e tij. Është një rap artist i vërtetë”, u shpreh Arta për Telegrafin.

MC Kresha në xhirimet e klipit të ri “Asaj”.

I lumtur për këtë bashkëpunim ka qenë edhe vet MC Kresha. Për Telegrafin, reperi tregoi se ftesën për këtë projekt e ka pranuar me shumë kënaqësi dhe është i lumtur që ka fatin të bashkëpunojë sërish me Artën.

“Ideja për këtë bashkëpunim ka qenë e Arbasit, më kanë kontaktuar sepse jemi miq të mirë mes vete, dhe erdhi pak edhe spontanisht deri të te realizimi i bashkëpunimit, besoj se do të jetë një projekt i suksesshëm, tani të shohim”, u shpreh MC Kresha në një prononcim për Telegrafin.

MC Kresha në xhirimet e klipit “Asaj”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja bëhen bashkë për një bashkëpunim, pasi në vitin 2014 bashkë me Don Arbas, ata sollën këngën “Bombshell”, një hit i padiskutueshëm i asaj kohe. Ndërsa presin që edhe kënga e re të gëzojë pse jo të njëjtin sukses. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori