LAJMI I FUNDIT:

“Artisti nuk ekziston pa talentin” – vazhdojnë përplasjet mes Taynës dhe ish-menaxherit të saj

“Artisti nuk ekziston pa talentin” – vazhdojnë përplasjet mes Taynës dhe ish-menaxherit të saj

Reperja e njohur Tayna është përfolur gjatë kohëve të fundit për largimin e saj nga label-i “Friends Entertainment”.

Dyshimet për një ndarje jo të qetë janë përhapur, pasi këngëtarja ka lansuar projektin e saj të ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, një projekt që papritur u fshi.

Ky veprim ka sjellë një valë reagimesh dhe spekulimesh rreth marrëdhënieve profesionale dhe kontratave të ndërprera mes artistes dhe menaxherit të saj.


Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës
Lexo po ashtu Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës

Në përgjigje të kësaj situate, Rinor Hykolli ka dalë me një deklaratë të fortë duke theksuar se ai ka qenë një figurë kyçe në karrierën e Taynës, duke e bërë atë yll, dhe hedh akuza ndaj së fundit si një person mosmirënjohës që ka vepruar pas shpinës së tij.

Tayna, nga ana e saj, nuk është mbajtur larg nga përplasjet dhe ka zgjedhur të reagojë me një deklaratë të sajën.

“Sakrifikova që ti të mos zvarritëshe si kërmilli, do ta ç’bllokojë këngën se jam burrë” - reagon sërish ish-menaxheri i Taynës
Lexo po ashtu “Sakrifikova që ti të mos zvarritëshe si kërmilli, do ta ç’bllokojë këngën se jam burrë” - reagon sërish ish-menaxheri i Taynës

Ajo ka shprehur qëndrimin dhe ndjenjat e saj në lidhje me situatën, megjithëse detajet specifike rreth zënkës mes saj dhe ish-menaxherit të saj vazhdojnë të mbeten të paqarta për publikun.

Postimi i plotë i Taynës në Instagram (pa ndërhyrje)
“Artisti s’ekziton pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashnisë kam ardhë me shumë mund jam rritë. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botës se kush jam, e jam falënderuese e tij për këtë deri në përjetësi.
E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta e sy mbyllur kam ecë me ta… e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë (…) atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Të tjerat ia lë drejtësisë. Kanë dosje të madhe me analizu e studiu. Si biznesmen që je, burrë fabrikë Artistësh, paç fat”, shkroi Tayna në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Instagram
Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës
Lexo po ashtu Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi erdhi në Kosovë, Dua Lipa u pa mbrëmë në një klub nate në Prishtinë

Pasi erdhi në Kosovë, Dua Lipa u pa mbrëmë në një klub nate në Prishtinë

Magazina
Ish-Miss Kosova i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga ceremonia luksoze

Ish-Miss Kosova i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga ceremonia luksoze

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Dua Lipa për festivalin Sunny Hill: Ka qenë ëndërr ta realizoj me familjen time në qytetin tim

Dua Lipa për festivalin Sunny Hill: Ka qenë ëndërr ta realizoj me familjen time në qytetin tim

Magazina
Dukagjin Lipa nderohet me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Dukagjin Lipa nderohet me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Magazina
Transporti pa pagesë: Ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në Sunny Hill

Transporti pa pagesë: Ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në Sunny Hill

Magazina
Kalo në kategori