Artisti britanik, Isaac Gracie realizoi videon e këngës në Prishtinë (Video)


Isaac Gracie ka publikuar projektin më të ri muzikor për rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtari britanik ka zgjedhur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën për të xhiruar një pjesë të videos së këngës.
“Terrified” titullohet kënga e artistit 21-vjeçar, i cili ka nisur të këndojë para shtatë vjetëve.
Theksojmë se disa nga skenat e videos janë xhiruar në hotelin "Grand" dhe në Teatrin Oda në Prishtinë.
Kujtojmë se klipin e ka realizuar kompania Horizon-T i themeluar nga Besnik Krapi dhe Harvey Ascott.
Ndryshe, në këtë videokëngë shihen një numër artistësh nga Kosova. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2017
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































