LAJMI I FUNDIT:

Artisti brazilian hedh akuza se veshja e Ronela Hajatit me të cilën ajo u shfaq në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022 u kopjua nga ai

Artisti brazilian hedh akuza se veshja e Ronela Hajatit me të cilën ajo u shfaq në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022 u kopjua nga ai

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe para performancës në Eurovision 2022.

Krahas një performanca energjike me grupin e baletit, Ronela është komentuar edhe për veshjet e saj unike dhe plotë stil.


E tillë ajo u shfaq edhe në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022 që u mbajt të dielën (8 maj) në Torino të Italisë.

Foto: Pedro Leopoldo/Instagram

Në krye të delegacionit shqiptar, Ronela shkëlqeu e veshur në një fustan të kaltër me detjae shumëngjyrëshe të kombinuar një kapele të madhe në kokë.

Por, për këtë dukje të këngëtares shqiptare ka reaguar një artist brazilian i njohur si ilustrues, Pedro Leopoldo, i cili ka akuzuar për kopjim të veshjes nga ai.

Foto: Pedro Leopoldo/Instagram

Kështu ka thënë ai përmes disa postimeve në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke thënë se ata kanë përdorur dizajnin e tij pa leje.

“Kanë përdorur dizjenimin tim pa leje, dhe nuk më kanë dhënë meritat”, ka shkruar ai duke postuar edhe dizajnin e ngjashëm të veshjes të punuar nga ai.

Foto: Pedro Leopoldo/Instagram

Ndërkohë, për këtë ka reaguar edhe Niko Komani që është pjesë e delegacionit shqiptar në Eurovision, i cili u shpreh se tashmë janë në kontakt me artistin brazilian.

Ronela Hajati merr vëmendjen me veshjen ekstravagante në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022
Lexo po ashtu Ronela Hajati merr vëmendjen me veshjen ekstravagante në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022

“Çdo gjë ndodh për një arsye, ekipi ynë është duke komunikuar me Pedron dhe çdo gjë është në kontroll. Faleminderit”, ka shkruar Komani.

Ndryshe, Ronela Hajati sonte (e martë) bën hapjen e Eurovision në gjysmëfinalen e parë të festivalit. /Telegrafi/

Foto: Niko Komani/Instagram