LAJMI I FUNDIT:

Artani në prehërin e Andit, përqafohen dhe ledhatohen në Big Brother VIP Kosova

Artani në prehërin e Andit, përqafohen dhe ledhatohen në Big Brother VIP Kosova
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Banorët e Big Brother VIP Kosova po bëhen gati që së bashku ta festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Ata kanë përgatitur një solo-koncert, ku së bashku do të këndojnë live, teksa do të shijojnë edhe darkën e fundvitit.


Ndërkohë teksa presin që mbrëmja të vijë, dy nga djemtë e shtëpisë Andi dhe Artani, kanë shfrytëzuar momentin që të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Ka qenë sportisti nga Peja, Andi, ai i cili e ka marrë rolin e “babadimrit” në shtëpi, duke mbajtur në krah Artanin dhe ledhatuar atë.

Në anën tjetër, Artani si të ishte një fëmijë bën sikur ndjehet i sigurt në prehërin e Andit, teksa e përqafon atë.

Në Big Brother Kosova të hënën do të ndodh eliminimi i radhës, ku nga shtëpia do të largohet një prej të nominuarve, të cilët janë: Shota, Vivien, Xhuli, Andi dhe Stresi. /Telegrafi/