LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj e zhgënjyer pas eliminimit në “Dance With Me”: Nuk më është dhënë asnjë shans i dytë

Arta Nitaj e zhgënjyer pas eliminimit në “Dance With Me”: Nuk më është dhënë asnjë shans i dytë
Foto: Screenshot/YouTube

Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka qenë pjesë e spektaklit të njohur “Dance With Me” në TV Klan.

Megjithatë, eksperienca e saj ishte e shkurtër pasi u eliminua pak javë më vonë, pas disa puntatave të këtij programi.


Aktorja së fundmi ka qenë e ftuar në “Prive”, ku ka folur më shumë rreth kësaj sfide si dhe për zhgënjimin pas eliminimit.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se nuk është e zhgënjyer me jurinë apo produksionin, por që ndoshta nuk ka pasur fat për një mundësi të dytë.

Arta Nitaj përlotet nga befasia që ia bëri e ëma në “Dance With Me”
Lexo po ashtu Arta Nitaj përlotet nga befasia që ia bëri e ëma në “Dance With Me”

“Unë nuk jam zhgënjyer për gjykimin, do të thotë për votat e jurisë që i kam marrë në puntatën e javës së pestë se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë, por mund të them që nuk kam pasur fat se ka pasur aty konkurrentë që katër javë përpara që nuk janë paraqitur hiq mirë ndoshta edhe dy hapa nuk i ka bërë, por i kanë dhënë mundësi për javën tjetër, javën tjetër ka punu dhe ia ka dalë disi. Nuk më është dhënë asnjë shans i dytë”, u shpreh Nitaj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka pasur edhe largime edhe kthime, më është dukur që për pesë javë krejt e kanë pas një mundësi të dytë vetëm unë jo, kjo ka qenë zhgënjimi im i emisionit. Nuk jam zhgënjyer me vlerësimin e jurisë apo produksionin, kjo ka qenë ose unë nuk kam fat fare ose diçka ka ndodhur që nuk më është dhënë mundësia e dytë”, tha më tej ajo.

Zeshkania thotë se nuk ka folur me askënd për largimin nga “Dance” duke shtuar: “Thjesht jam zhgënjyer. Nuk kam pas mundësi të flas as me produksionin e as me askënd hiq për pjesën e largimit tim. Pse me qenë unë largimi i dytë i emisionit, e di që kisha shkuar deri në fund por edhe pak kohë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori