LAJMI I FUNDIT:

Arsenali synon rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesorë, Arteta këmbëngul se bisedimet janë në rrugën e duhur

Arsenali synon rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesorë, Arteta këmbëngul se bisedimet janë në rrugën e duhur

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se klubi ka një “plan për të ardhmen” me diskutime mbi kontratat e reja për lojtarët kryesorë që po diskutohen.

Mbrojtësi William Saliba, anësori Bukayo Saka dhe sulmuesi Gabriel Martinelli janë të gjithë 21 vjeç dhe kanë të mbetura edhe nga dy vite në kontratat e tyre aktuale.

Ata janë paraqitur rregullisht për Arsenalin këtë sezon dhe Arteta tha se klubi do të kërkojë të “shpërblejë” lojtarët kryesorë.

“Duhet të planifikojmë për të ardhmen dhe të gjithë jemi duke punuar për të”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ne do të përpiqemi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, duke qenë të drejtë dhe duke u përpjekur të planifikojmë mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpërblejmë lojtarët që për mendimin tonë kanë një të ardhme të madhe për klubin”.

“Për momentin nuk kemi diçka për të prezantuar, do ta bëjmë këtë kur të kemi”..

“Do të përpiqemi të sigurohemi që klubi të jetë gjithmonë i mbrojtur, që klubi të jetë gjithmonë në një pozicion të mirë për të ecur përpara dhe lojtarët të jenë të lumtur që janë në klub”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori