LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në alarm, Xhaka tek gjiganti evropian e konfirmon ish-trajneri i tij

Arsenali në alarm, Xhaka tek gjiganti evropian e konfirmon ish-trajneri i tij

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali vetëm pas një viti të kaluar në Londër.

Shkëlqimi i tij me Arsenalin nuk ka shkuar pa rënë në sy të skuadrave të mëdha dhe ‘Topçinjtë’ mund ta humbasin atë.


Kosovari mund të rikthehet përsëri në kampionatin gjerman, Bundesliga pasi rekordmenët e Bayern Munich janë në përcjellje të tij.

Lajmi është konfirmuar nga ish-trajneri i Bayernit dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Otmmar Hitzfeld.

Hitzfeld ka thënë se Bayerni e ka në radar Xhakën për ta zëvendësuar Alonson i cili ka paralajmëruar largimin në fund të stinorit.

Xhaka në një duel me Xabi Alonson përballë Bayern Munichut

“Jam i sigurt se Bayerni e ka në radar transferimin e Xhakës gjatë verës”, deklaroi Hitzfeld për ‘Blick’, transmeton Telegrafi.

“Xhaka është rritur shumë dhe është në mendjen e shumë klubeve. Ai do të përmirësohet edhe më shumë si futbollistë”, vazhdoi tutje trajneri zviceran.

Hitzfeld dhe Xhaka kanë një marëdhënie tejet të mirë mes vete, pasi trajneri zviceran i dha mundësinë kosovarit të debutoi me fanellën e Përfaqësueses së Zvicrës.

Xhaka ka një marëdhënie tejet të mirë me trajnerin Arsene Wenger

Xhaka po mendon largimin nga Arsenali në rast se do të largohej edhe trajneri francez Arsene Wenger.

Mediat zvicerane janë të bindura se Bayerni do të ofrojë rreth 50 milionë euro për ta rikthyer në Bundesliga prishtinasin.

24-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me Arsenalin duke arritur edhe të shënoi tre gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Hitzfeld i dha mundësinë Xhakës të debutoi në moshë të re me Përfaqësuesen e Zvicrës

Prishtinasi më parë është aktivizuar me Baselin ndërsa në Bundesliga ai ka luajtur tek Borussia Moenchegladbach.

Duhet cekur që Graniti ka një kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2021. /Telegrafi/