LAJMI I FUNDIT:

Arsenal merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Sevillas

Arsenal merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Sevillas

Arsenal ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim tek Sevilla, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B në Ligën e Kampionëve.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me lojë të qetë nga te dy skuadrat që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.


Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, En-Nesyri humbi një mundësi të artë shënimi për t’i dhënë avantazhin Sevillas.

Ky rast i humbur e penalizoi ekipin spanjoll dhe vetëm pak minuta më vonë  më saktësisht në minutën e 49-të, Arsenali mori epërsinë ku autor i golit ishte Gabriel Martinelli që shënoi me lehtësi për të kaluar në avantazh prej 1-0 “Topçinjtë”.

Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 53-të pas një aksioni individual të Gabriel Jesus i cili shënoi brenda zonës së rrezikshme një gol të bukur për 2-0 që përfundoi në cepin e djathtë të portës.

Vendasit nuk qëndruan duarkryq dhe shënuan vetëm disa minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 58-të përmes Nemanja Gudelj i cili shënoi me kokë për 2-1.

Ky gol doli të jetë krejt çka vendasit mund të bënin në këtë sfidë pasi që deri në fund Arsenali ia doli të menaxhojë me sukses epërsinë dhe mori vetëm fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e gjashtë pikëve duke kryesuar tabelën në grupin përkatës aty ku bëjnë pjesë edhe Lens e PSV Eindhoven./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore