Arsenali do të pres Chelsean në derbin e javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Dy skuadrat londineze do të përballen pasditen e së shtunës me synime krejtësisht të kundërta.


Arsenali nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Ligën Premier ku në 14 ndeshje të deritanishme ka marrë vetëm 14 pikë dhe ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Krejt ndryshe është situata me Chelsean që pas 14 sfidave ka grumbulluar 25 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool.

Frank Lampard vs Mikel Arteta

Mikel Arteta rrezikon shumë nëse nuk e fiton këtë takim dhe synon triumfin përballë rivalëve lokal.

Nga ana tjetër Frank Lampard i Chelseat pas triumfit të hënën ndaj West Hamit, synon që ta bëjë të njëjtën gjë edhe në derbin tjetër londinez me Arsenalin.

Topçinjtë do të jenë pa kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa mungesa më e madhe te mysafirët është ajo e Ben Chilwell.

Formacionet e mundshme: Arsenal: Leno, Holding, Gabriel, Luiz, Bellerin, Tierney, Xhaka, Elneny, Pepe, Saka, Nketiah.

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Zouma, Silva, Emerson, Kante, Mount, Kovacic, Pulisic, Abraham, Werner. /Telegrafi/

telegrafi sport app