LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy vajza në Podujevë, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë

Arrestohen dy vajza në Podujevë, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë
Foto: Ilustrim

Dy vajza janë arrestuar të premten në fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia njofton të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.


“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20.  Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. /Telegrafi/