LAJMI I FUNDIT:

Armand Duka rizgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Armand Duka rizgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë të Portugalisë.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) u mbajt Kongresi i Rregullt i UEFA-s, ku Aleksander Ceferin u rizgjodh kryetar për një afat të vlefshëm deri më 2027.


Megjithatë, përveç kryetarit, pati edhe disa anëtar të Komitetit Ekzekutiv që u rizgjodhën në pozitat e tyre.

Zyrtare: Aleksander Ceferin rizgjidhet President i UEFA-s
Lexo po ashtu Zyrtare: Aleksander Ceferin rizgjidhet President i UEFA-s

Njëri nga ta padyshim se ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili kandidonte për këtë pozicion mes 11 kundërshtarëve, për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, duke u zgjedhur me  45 vota nga 55 në total dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha evropiane.

Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është njësoj sikurse ai i presidentit, i vlefshëm për katër vite.

Anëtarët e zgjedhur për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s:

Jesper Moller Christensen* (Danimarkë)

Philippe Diallo (Francë)

Armand Duka* (Shqipëri)

Petr Fousek (Çeki)

Levan Kobiashvili (Gjeorgji)

Andrii Pavelko* (Ukrainë)

Luis Rubiales* (Spanjë)

/Telegrafi/