eksperti-banner

Artisti Arion Rexha, ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën “Loyalty”.

Arioni është një artist i ri në industrinë e muzikës, i cili pretendon të ngjisë majat me kreativitetin dhe talentin e tij në muzikë.


Këngëtari ka mahnitur me projektin e ri “Loyalty”, me një tekst shumë domethënës të cilin e ka shkruar vetë.

aa11 Foto: Arion/YouTube

Videoja muzikore që shoqëron këtë këngë, shfaq Arionin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe në disa vende fantastike që ka Prishtina.

Ky është projekti i tretë me radhë i tij, pas “Ti nuk din sen” dhe “Meno çka t’dush”, të cilat po ashtu i ka në kanalin e tij në YouTube.

Fansat e tij kanë reaguar pozitivisht ndaj publikimit të “Loyalty”, duke e pëlqyer shumë këngën dhe duke e përkrahur artistin e tyre të preferuar. /Telegrafi/

aarii Foto: Arion/YouTube

arion Foto: Arion/YouTube