Arbër Hajdari surprizohet në finale, opinionisti takon vajzën e tij brenda shtëpisë

Finalja e madhe ka sjellë emocione të forta jo vetëm për finalistët, por edhe për opinionistët e spektaklit, të cilët janë bërë pjesë e surprizave të papritura gjatë mbrëmjes.
Pasi u fut në shtëpi së bashku me Monika Kryemadhin, Arbër Hajdari është përballur me një nga momentet më prekëse të natës, teksa nga dera e madhe e kuqe është shfaqur vajza e tij, Rajna.

“Shumë faleminderit Ledion. Ma punove këtë radhë. Babi u shqetësua sot për ty. Më thanë që Rajna ka shkuar në një festë me shoqet”, tha ndër të tjera Arbër Hajdari.
Gjatë këtij momenti të ëmbël, vogëlushja nuk ka reshtur së përshëndeturi, duke thënë vazhdimisht “Hi”, ndërsa i bënte me dorë edhe Ledionit, të cilin e shihte në ekran, duke e bërë skenën edhe më të dashur dhe spontane. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




























































