LAJMI I FUNDIT:

Araujo godet rëndë La Ligan pasi Barcelona u dëmtua në El Clasico

Araujo godet rëndë La Ligan pasi Barcelona u dëmtua në El Clasico

A është dëmtuar Barcelona në El Clasico? Kjo është pyetja që po bëhet në rrjetet sociale nga tifozët dhe ata të Barcelonës po ndihen të dëmtuar.

Real Madridi fitoi një penallti të dyshimtë, ndërsa në një moment tjetër portieri Andriy Lunin e largoi topin nga brenda golit dhe nuk u pranua gol për Barcelonën.


Ronald Araujo këmbëngul se, edhe me gabimet e gjyqtarit, performanca e katalanasve kundër Real Madridit nuk ishte në nivelin e standardeve.

Qendërmbrojtësi uruguaian ka goditur La Ligan, duke thënë që është qesharake që një kampionat si ajo spanjoll nuk ka teknologji të vijës së portës.

“Ne jemi në një nga ligat më të mira në botë dhe është qesharake që nuk kemi teknologji të vijës së portës”, tha mbrojtësi pas ndeshjes.

Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico
Lexo po ashtu Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico

“Nuk mund t’i përdorim gjyqtarët si justifikim, ka detaje që i humbëm dhe dështuam sërish”.

“Ka qenë një javë e trishtuar, por unë jam i fortë mendërisht. Po punoj shumë për të qenë i tillë. Kështu ia kam dalë në këtë klub. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, duhet të përfundojmë në vendin e dytë për Superkupën”, deklaroi Araujo. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori