Sot ne të gjithë e njohim Anxhela Peristerin si këngëtare, por dikur ajo ka prezantuar emisione televizive madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve.

E ftuar në “E Diell” këngëtarja kujton se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u futur në botën e artit pasi babai i saj punonte në Pallatin e Kulturës.

Të gjitha lajmet nga Anxhela Peristeri Të gjitha lajmet nga Anxhela Peristeri

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten te lajmet, pastaj shkova te Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”, ka rrëfyer me nostalgji Peristeri, transmeton TCH.

Ndër të tjera, Anxhela kujtoi se në fillimet e karrierës së saj, këngët e para teksa këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe se nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Jo më kot, këngëtarja korçare konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

View this post on Instagram

Sot ne E Diell ne @topchannelalbania ! @ervinkurti 🌹

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on Jun 23, 2019 at 3:51am PDT