Sulm me sëpatë pranë një xhamie në Skoci, pesë të plagosur - i dyshuari bërtiste kundër muslimanëve


Pesë persona u plagosën në një seri sulmesh të dhunshme në Edinburg, ndërsa shërbimi kundër terrorizmit i Skocisë po heton rastin.
Një skocez 36-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për kërcënime, grabitje dhe vandalizëm.
Tre nga të lënduarit u dërguan në spital, por lëndimet e tyre nuk dyshohet se janë kërcënuese për jetën.
Një video e postuar në internet tregon një burrë pa bluzë që lëviz rrugëve të kryeqytetit skocez, duke mbajtur një sëpatë teksa godet edhe dyqanet.
NEW: Five men have been stabbed in a series of anti-Muslim attacks as a bare-chested man was seen roaming the streets of Edinburgh with a large weapon.
He said after his arrest: "I'm protecting the country from these fu***** Muslim bas***** raping our young daughters"
The… pic.twitter.com/eSt9A4jnBd
— DOAM (@doamuslims) June 20, 2026
Policia mori telefonata të shumta që raportonin sulme të dhunshme, kërcënime, vjedhje dhe vandalizëm për të dyshuarin.
Sulmet filluan pranë një xhamie ku fillimisht dy burra u plagosën. Tre burra të tjerë u sulmuan në zona të tjera. Ata janë të moshës midis 22 dhe 39 vjeç.
Kryeministri skocez, John Sweeney, tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga këto incidente dhe theksoi se dhuna, racizmi dhe intoleranca nuk kanë vend në Skoci.
Sipas Shoqatës Skoceze të Xhamive dhe OJQ-së antiraciste MEND, e cila bën fushatë kundër islamofobisë, shumë nga viktimat ishin myslimanë.
MEND tha se videoja e burrit pa bluzë e tregon atë gjithashtu duke bërtitur se vendi duhet të “mbrohet” nga myslimanët.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se incidentet duket se ishin motivuar nga "urrejtja anti-muslimane". /Telegrafi/




































