ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Anglia ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Argjentinës në minutën e 55-të të gjysmëfinales së Kupës së Botës, falë një goli të Anthony Gordonit.

Aksioni nisi nga Morgan Rogers, i cili dërgoi një krosim të saktë në zonë, ndërsa Gordon reagoi në mënyrë perfekte, duke e goditur topin me të parën dhe duke e dërguar në këndin e poshtëm të majtë të portës (1-0).


Portieri argjentinas mbeti pa asnjë mundësi reagimi, pasi sulmuesi anësor anglez u gjend mirë pas shpinë së mbrojtjes.

Ky ishte goli i parë i Gordon në këtë Kampionati Botëror, por ndoshta më i rëndësishmi në karrierë.


Ky gol i ka dhënë epërsinë "Tre Luanëve" në një moment kyç të takimit, duke i afruar anglezët një hap më pranë finales së madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app