LAJMI I FUNDIT:

Anibar shpall jurinë për edicionin e 14-të

Anibar shpall jurinë për edicionin e 14-të

Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar Anibar ka shpalosur jurinë e edicionit të 14-të.

17 profesionistë të industrisë së animacionit nga Kanada, Amerika, Franca, Çekia, Kroacia, Danimarka, Ukraina, Bullgaria, Suedia, Maqedonia e Veriut, Estonia dhe Kosova do të zgjedhin fituesit në 7 kategoritë garuese të festivalit.


Gara ndërkombëtare dhe e filmit të metrazhit të gjatë

Juria: Claus Toksvig Kjaer, Alice Saey, Chris Robinson, Anastasiya Verlinska, Hsiang Chin Moe

Claus Toksvig Kjaer

Claus Toksvig Kjaer është producent danez i animacionit. Ai studioi Letërsi Angleze në Universitetin Aarhus, por ndryshoi kurs dhe vazhdoi të ndiqte vizatimin klasik dhe animacionin në Workshopin e Animacionit në Viborg. Pas diplomimit ai punoi në një numër filmash të shkurtër përpara se të bashkohej me Cartoon Saloon në Kilkenny Ireland në 2006 si Koordinator i Produksionit në emisionin e tyre televiziv të BBC ‘Skunk Fu’. Pas kthimit në Danimarkë në vitin 2009, ai filloi të drejtojë një seri projektesh të animuara shkencore. Për të tërhequr bashkëprodhimet ndërkombëtare në rajon, ai u punësua nga Arsenalet si Producent i grupit të kompanisë së tyre në tetor 2011. Duke u fokusuar kryesisht në prodhimin e filmit artistik, ai u bashkua me Nørlum Animation Studio në 2013 duke bashkëprodhuar filma si ai i nominuar për Oscar ‘Song of the Sea’ për Cartoon Network dhe ‘Long Way North’ për Sacrebleu dhe Maybe Movies. Rasti erdhi për një tjetër bashkëpunim me Cartoon Saloon në 2015, një pilot 22 minutësh për Amazon Prime, të quajtur ‘Eddie of the Realms Eternal’ dhe duke vazhduar në atë hapësirë në 2017 me Disney TV Animation në sezonin e parë të ‘Big Hero 6 – The Series’.

Alice Saey

Alice Saey është artiste grafiste dhe drejtore e animacionit. Ajo vizaton me bojë indiane, shpesh në Paris, kryesisht në Roterdam. Puna e saj fokusohet në format poetike dhe grafike të rrëfimit, në fushën e dizajnit dhe filmit.

Pasi u diplomua në Master të dizajnit grafik në HEAR (Strasburg, FR), Alice Saey animoi zonja të zhveshura, pata duke kërcyer dhe vullkane që këndojnë në videoklipet muzikore She’s Young (Shaking Godspeed), Happy (Mark Lotterman) dhe Careful (Jo Goes Hunting), të cilat i sollën punës së saj njohje ndërkombëtare. Ajo ka bashkëpunuar me klientë të ndryshëm duke përfshirë Arte, Center Pompidou, Socialter.

Filmi i saj i ardhshëm i shkurtër Flatastic, shkruar nga Léa Perret dhe prodhuar nga Miyu dhe Keplerfilms, do të dalë në 2024. Ajo gjithashtu do të vizatojë murale për stacionin e ri të metrosë La Courneuve – Six Routes, si pjesë e projektit Grand Paris Express.

Anastasiya Verlinska

Për dhjetë vjet punoi si menaxhere e projektit në një prej kompanive më të mëdha të filmit të Evropës Lindore FILM.UA Group, duke zbatuar projekte për të promovuar filmin dhe animacionin në Ukrainë. Në vitin 2014 i bashkohet ekipit të festivalit të animacionit LINOLEUM si koordinatore programi dhe në vitin 2016 u bë drejtore i tij. Përveç festivalit, Anastasiya organizon shfaqje të animacioneve ndërkombëtare dhe ukrainase, si dhe projekte edukative që ndihmojnë në zhvillimin e industrisë lokale të animacionit. Që nga viti 2022 koordinon iniciativën Keep Festive që synon të krijojë hapësira më të sigurta dhe të parandalojë të gjitha llojet e sjelljeve të papërshtatshme në festivale.

Chris Robinson

Chris Robinson është shkrimtar, autor dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit të Otavës (OIAF). Ai ishte firtues i çmimit për Kontribut të Shquar në Studimet e Animacionit nga Animafest Zagreb për vitin 2020. Në vitin 2022, ai mori çmimin Rene Jodoin për kontributin e tij në animacionin kanadez. Robinson është quajtur “një nga ekspertët stilistikisht më origjinalë dhe më provokues” në historinë e animacionit.

Ai është autor i mbi 13 librave, duke përfshirë: Estonian Animation: Between Genius and Utter Illiteracy, The Animation Pimp, Unsung Heroes of Animation, Japanese Animation: Time out of Mind, Mad Eyed Misfits, and Earmarked for Collision: A Highly Biased Tour of Collage Animation.

Robinson shkroi gjithashtu filmin e shkurtër të animuar të vlerësuar me çmime, Lipsett Diaries (2010) me regji të Theodore Ushev.

Hsiang Chin Moe

Hsiang Chin Moe është artiste dhe edukatore me përvojë në arsimin e lartë, produksion, teknologji dhe menaxhim. Ajo është kryetarja inauguruese e Animacionit BFA në Shkollën e Arteve Vizuale në New York City. Ajo ka punuar më parë si drejtore e asociuar e Sallonit Dixhital të New York, duke punuar për të krijuar dialog dhe partneritete ndërkombëtare për të festuar animacionin dixhital, videon, lojërat dhe instalimet interaktive. Ajo tani shërben në bordin e Women in Animation (WIA) si Kryetare për Arsimin, ku punon ngushtë me artistët, kineastët dhe rekrutuesit kryesorë të industrisë për të krijuar një platformë të barabartë dhe mbështetëse për njerëzit me identitete gjinore të nënpërfaqësuara, si dhe aleatët e tyre në të gjithë industrinë e animacionit. Hsiang ka ekspozuar, interpretuar, prezantuar, ligjëruar, gjykuar si juri, dhe ka marrë pjesë në panele, festivale, konferenca dhe ekspozita në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende jashtë saj.

Gara e studentëve dhe ballkanike

Juria: Vessela Dantcheva, Marek Náprstek, Igor Hofbauer

Igor Hofbauer

Igor Hofbauer ka lindur në Zagreb në vitin 1974. Ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb për tre vjet dhe më pas iu përkushtua dizajnit dhe ilustrimit.

Igor Hofbauer është i njohur në mesin e shumë adhuruesve të muzikës alternative pasi ai pati një ndikim të madh në identitetin vizual të skenës së klubeve. Ai dizenjoi më shumë se 100 postera për klubin Močvara dhe të paktën 20 kopertina albumesh për grupe kroate dhe të huaja gjithashtu.

Puna e tij u botua gjithashtu në The Art of Modern Rock, një libër që ofron një përzgjedhje të posterave më të mirë rock në 50 vitet e fundit (Paul Gruschkin dhe Dennis King, 2004).

Stili i posterave dhe vizatimeve të tij dallohet menjëherë, bazuar në një kombinim të komikeve klasike amerikane dhe filmit noir, pop artit, ekspresionizmit gjerman dhe konstruktivizmit rus, të lidhura me zgjuarësi nga dora e një vizatuesi të zhvilluar.

Në dekadën e fundit, Igor ka filluar të vizatojë libra komike. Atij nuk i intereson tema e apatisë dhe bota reale, por është bota e ëndrrave që e magjeps. Në botën e ëndrrave njerëzit dhe vendet e njohura për ne janë krejtësisht të ndryshëm nga realiteti, megjithatë ne mund t’i identifikojmë ato pa vështirësi.

Marek Naprstek

Marek Náprstek është regjisor dhe animator çek. Ai ka lindur në vitin 1987, ka studiuar anglisht dhe frëngjisht në Universitetin Charles në Pragë dhe animacion në FAMU. Filmat e tij të graduimit The More I Know dhe Ant Hill u shfaqën në festivale të ndryshme filmi në botë.

Sfondi profesional i Marek është i koncentruar në animacionin 2D, megjithatë ai ka vite që punon në 3D si animator, drejtor arti dhe dizajner kinematografik. Në projektet e tij aktuale, një film i bazuar në ditarët e stërgjyshit të tij në Luftën e Parë Botërore dhe një serial për fëmijët me aftësi të kufizuara, ai po përpiqet ta përdorë atë përvojë për të bashkuar qasjet 2D dhe 3D dhe për të krijuar diçka të re, emocionuese dhe tërheqëse.

Marek punon dhe jeton në Pragë me gruan dhe dy fëmijët, i pëlqen të luajë instrumente muzikore dhe të pijë birrë, ndërsa në këtë të fundit është dukshëm më i mirë.Vessela Dantcheva

Vessela Dantcheva është profesioniste e animacionit që nga diplomimi i saj në BFA me nder Cum Laude në Akademinë e Artit të Roterdamit “Willem de Kooning” në vitin 2002. Më pas ajo u specializua në Shkollën e Arteve Pamore, Nju Jork dhe u diplomua për master në Akademinë Kombëtare të Arteve të Bukura, Sofje në vitin 2018. Pasi jetoi dhe punoi në Holandë për 10 vjet, ajo u kthye në vendlindjen e saj Sofje, Bullgari.

15 vitet e fundit ajo ka punuar jo vetëm si regjisore e animacionit, por edhe si producente e animacionit në kompaninë e saj të produksionit Compote Collective, e bashkëthemeluar me partnerin e saj Ivan Bogdanov. Kolektivi ka prodhuar disa filma me shumë çmime të fituara, të cilët u shfaqën në festivale në mbarë botën dhe u vlerësuan shumë në industrinë e animacionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ajo është shpesh anëtare e jurive në festivale ndërkombëtare dhe evente pitching. Kohët e fundit ajo ka filluar të ligjërojë animacion në Universitetin e Ri Bullgar dhe në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje, Bullgari.

Gara e video-animacionit muzikor dhe filmave me temë të drejtat e njeriut

Juria: Marko Dješka, Annika Bergström, Zharko Ivanov

Ajo ekspozon punën e saj dhe i pëlqen të angazhohet në bashkëpunime ndërdisiplinore me artistë të tjerë në proceset hetimore. Gjatë viteve ’21 dhe ’22 ajo krijoi animacionet me qymyr të vizatuar me dorë për dokumentarin After Mourners nga regjisorja Hanna Högstedt. Bergström ka një diplomë master në Animacion nga Universiteti i Arteve në Stokholm, dhe gjithashtu punon si mësuese kryesore në Animationsakademien, një institucion arsimor dyvjeçar në animacion dhe film eksperimental me bazë në Stokholm.

Marko Dješka

Marko Dješka ka lindur në Osijek (1983), Kroaci. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, dega e animacionit. Ai ka marë pjesë në shumë programe trajnimi, si Animation Sans Frontieres dhe kursin e shkrimit të skenarit në La Poudriere në Francë. Filmat e tij studentorë ‘Slaughtered’ (2010) dhe ‘The Son of Satan’ (2012) fituan sukses të dukshëm në shumë festivale, dhe filmi ‘Slaughtered’ u ble nga stacioni televiziv El Rey Network në pronësi të producentit Robert Rodriguez. Filmi ‘Ghost Town’ fitoi çmimin Octavian në një festival në Zagreb si filmi më i mirë i animuar në prodhimin kroat në vitin 2016. Filmi i tij i fundit i animuar, ‘All They Sensations in my Belly’ ka fituar 25 çmime dhe përmendje dhe është shfaqur në më shumë se 150 festivale në mbarë botën, si Annecy në Francë, Festivalin Outfest dhe Festivalin Rhode Island në SHBA, Message to Man dhe Big Cartoon në Rusi, Animafest në Zagreb, dhe OIAF në Otava (Kanada) ku fitoi edhe çmimin e skenarit më të mirë. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Adriatic Animation Studio për prodhimin e animacionit në Zagreb dhe një nga organizatorët e Festivalit OHOHO të Comics dhe Street Art që nga viti 2019. Ai ka botuar komike të shkurtra në shumë revista në mbarë botën. Ai është gjithashtu redaktor i dy revistave komike OHOHOzin dhe Strip-Prefiks.

Zharko Ivanov

Zharko Ivanov (1976) ka diplomuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin e Filologjisë në Shkup, pas së cilës kreu Master në Studime Kulturore në Universitetin e Shkupit dhe Master për Film të Animuar në Universitetin e Arteve Audiovizuale. Aktualisht punon si studiues dhe është duke përfunduar doktoraturën në letërsi dhe film në Institutin e Letërsisë Maqedonase. Ai është kryetar i ASIFA Maqedoni, drejtor i Festivalit të Filmit Flipbook, kryeredaktor në Flip Book Books dhe themelues i kompanisë së produksionit “Flip Book” me të cilën ka prodhuar më shumë se 30 filma të shkurtër të animuar, dokumentarë dhe filma live action. Si regjisor, filmat e tij janë shfaqur në më shumë se 100 festivale në mbarë botën dhe kanë fituar më shumë se 15 çmime.

Gara e audiencës së re

Juria: Deniza Gafuri, Diellza Franca, Sado Musić, Liburn Krrabaj, Bleona Ibrahimi

Mentor: Joni Männistö

Joni Männistö është regjisor dhe animator, i lindur në 1981 në Finlandë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Turkut në vitin 2011, ai u bë anëtar aktiv i disa kolektiveve finlandeze të animacionit që punojnë në projekte komerciale dhe artistike. Puna kolektive përfshin filma të animuar si dhe instalacione artistike për ekspozita. Männistö ka drejtuar filma të tillë si The Trap (2008), Swarming (2011) dhe Electric Soul (2013), të cilët janë shfaqur në festivale të shumta ndërkombëtare. Filmografia e tij përfshin prodhimet kolektive Re-Cycling (2014) dhe Wormhole (2016), në të cilat ai punoi si një nga artistët e animacionit. Përveç realizimit të filmave, Männistö ka punuar si ligjerues vizitor në Akademinë e Arteve Turku dhe është bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Filmit të Animuar të Turkut. Aktualisht jeton dhe punon në Talin si artist i pavarur.

Bleona Ibrahimi

Bleona Ibrahimi, artiste 20-vjeçare nga Mitrovica, aktualisht është studente në vitin e tretë të dizajnit grafik në Universitetin e Prishtinës. E apasionuar pas ilustrimit dhe animimit, ajo ishte studente e gjeneratës së pestë të Akademisë së Animacionit të Anibar. Ajo është e lumtur për mundësinë për të qenë anëtare e jurisë. Për më tepër, ajo ka punuar si Dizajnere Grafike dhe Animatore 2D dhe aktualisht është e punësuar si Artiste e Përshkrimeve dhe Ngjyrosjes në Flammorum.

Deniza Gafuri

Deniza Gafuri është artiste 19-vjeçare nga Peja dhe aktualisht është në vitin e parë të studimeve për Art dhe Media Digjitale. Edhe pse është e interesuar për të gjitha format e artit, duke përfshirë performancat, këndimin, filmin, artin tradicional, artin digjital, artni e rrugës etj., ajo tani është duke punuar në librin e saj komik dhe disa animacione. Ajo mori pjesë në gjeneratën e katërt të Akademisë së Animacionit të Anibar-it në Prishtinë, e cila e ndihmoi të zhvillohej si artiste. Ajo është e nderuar që këtë vit është pjesë e jurisë së Anibar.

Diellza Franca

Diellza Franca është studente 22-vjeçare e dizajnit grafik në vitin e katërt të studimeve në Universitetin e Prishtinës. Ajo i ka dashur artet pamore që e vogël dhe ka një pasion të veçantë për ilustrimin, animacionin dhe fotografinë. Diellza ka punuar si ilustratore e pavarur dhe aktualisht është duke punuar si Artiste e Përshkrimeve dhe Ngjyrosjes në Flammorum.

Liburn Krrabaj

Liburn Krrabaj është individ i përkushtuar nga Kosova, aktualisht studion për psikologji në Universitetin e UBT-së në Prishtinë. Më parë, Liburni e ndoqi pasionin për animacionin si student në Akademinë e Animacionit, ku ishte pjesë e brezit të pestë të studentëve. Në kohën e lirë, Liburni angazhohet në ndjekje të ndryshme artistike, duke përfshirë ilustrimin, animacionin dhe pikturën digjitale.

Liburni është gjithashtu i përkushtuar për të bërë ndikim pozitiv në komunitetin e tij dhe merr pjesë aktive në projekte që synojnë përmirësimin e jetës së njerëzve, disa prej të cilave ai i udhëheq. Liburni është përfshirë në një sërë iniciativash, nga projektet sociale deri tek ato që lidhen me psikologjinë.

Sado Musić

Sado Musić është artist dhe animator nga Kosova. Aktualisht studion për dizajn grafik në shkollën e mesme të arteve të aplikuara në Pejë. Në kohën e lirë punon në projektet e tij personale, si animacione dhe komika. Duke e dashur gjithmonë mediumin, Sado ishte student i gjeneratës së pestë të Akademisë së Animacionit Anibar dhe dëshiron të ndjekë animacionin në të ardhmen.

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori