LAJMI I FUNDIT:

Andre Onana përfshihet në një aksident të tmerrshëm

Andre Onana përfshihet në një aksident të tmerrshëm

Andre Onana u përfshi në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Kamerun, i cili për fat të mirë nuk pati asnjë pasojë për portierin e ri të Interit.

25-vjeçari po shkonte në Douala për t’u bashkuar me ekipin e tij kombëtar përpara ndeshjeve play-off të Kupës së Botës kundër Algjerisë.


Automjeti i tij (Ranger Rover) është përplasur me një makinë tjetër dhe për fat nuk ka patur pasoja për të dhe vozitësin tjetër.

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale tregon Onanën duke folur me persona të tjerë në vendngjarje, duke konfirmuar se lojtari i Kamerunit nuk ka pësuar pasoja të rëndësishme nga përplasja e tmerrshme me makinë që shkatërroi të dy automjetet e përfshira në aksident.

Portieri do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë në fund të kontratës së tij me Ajax. Ai përfundoi testet mjekësore me gjigantët e Serie A në janar.

Interi ende nuk e ka konfirmuar nënshkrimin e tij, por marrëveshja ka përfunduar dhe lojtari do të transferohet në San Siro në verë. /Telegrafi/